Bashkia Dropull hap sezonin turistik
May 19, 2018

Sezoni turistik është çelur edhe në Bashkinë Dropull. Me këtë rast u zhvillua një aktivitet festiv në fshatin Sotir, i cili është pjesë e programit të ‘100 fshatrat’. Bashkia Dropull në bashkëpunim me shoqatën e grave në Dervician kishin përgatitur edhe një panair kulinarie. I pranishëm në event ishte zv.ministri i Turizmit, Hajrulla Ceku, prefekti i qarkut Astrit Aliaj etj.