Fushata në Dropull, PS orienton strukturat drejtuese për javën e fundit
Ndërsa fushata për zgjedhjet lokale ka hyrë në javën e saj të fundit, strukturat e Partisë Socialiste në Dropull janë mbledhur sot në një drekë pune për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Dreka u organizua ne Terihat. E pranishme ishte edhe Mirela Leka Cabeli, kryesuesja e listes se kandidateve te PS-se, per Keshillin Bashkiak te Dropullit.Cabeli është pjesë e strukturave të PS-së në Dropull prej gati një dekade dhe falë punës së saj organizative kjo forcë ka patur rezultate të mira në zgjedhje.
Të pranishëm ishin edhe Thanas Xhumba, ish-mësues i Çabeli, Dhimitraq Panajoti, kryetari i PS-së së Dropullit të Poshtëm, Kosta Kuruni, Pandeli Cinga, Marjeta Xhumba, etj përfaqësues të PS-së në Dropull. Në fjalën e rastit, Panajoti vlerësoi kandidaturën e Çabeli për Këshillin Bashkiak si dhe faktin që më shumë se asnjëherë tjetër në listat e kandidatëve ka shumë gra e vajza.