1 vit pa Sokol Olldashin, zbulohet teksti i këngës së përgatitur nga miqtë
“Panorama Online” boton tekstin e këngës kushtuar Sokol Olldashit, që do të këndohet në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të tij. Teksti është shkruar nga deputetet demokratë, Florion Mima dhe Astrit Patozi.
Ajo është një version rock me kitarë dhe të këndohet nga Aleksandër Gjoka, ndërsa orkestrimi është përgatitur nga Shpëtim Saraçi. Miqtë e Sokol Olldashit do të mblidhen nesër në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta për të përkujtuar një ndër figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike.
Teksti i këngës
1. Nata të mori
N’errësirën e saj
Kitarra jote
Po shkrehet në vaj
Ti ike lart
Në qiell fluturove
Endrrën ndërpreve
Vallë si guxove
Refreni:
Por ti nuk do
Trishtimi t’na ndaj’
Kënga nuk ndalet
Ligjësi e saj
E që nga lart
Pas syzesh sheh
Dhe ty të pelqen
Dot jo s’ e fsheh
2. Kohen le pas
Ajo s’ të kapi dot
Ti rendje si i çmendur
Ti rendje si pilot
Në mes le cigaren
Askush s’ e ndez më
Pas le buzeqëshjen
Një dhimbje pa zë