10 gjërat që nuk duhet të bëni më KURRË gjatë seksit
Ka disa gjëra që janë absolutisht të gabuara gjatë seksit apo që nuk duhen përmendur asnjëherë.
Të kërkosh të lexosh mendimet
Të kalosh gjithë raportin intim, duke u përpjekur të deshifrosh çdo psherëtimë apo shprehi fytyre do të thotë të përfundosh e pakënaqur ti dhe ta lësh të pakënaqur edhe atë gjithashtu. Shijoni momentin pa shumë paranoja.
Të bësh sikur nuk provon asnjë ndjesi
Është e justifikueshme kur nuk ndjen asgjë gjatë raportit seksual, por nëse provon kënaqësi përse të përpiqesh ta fshehësh?
Të bësh të turpshmen
Në rastet kur nuk dëshiron të bësh seks për arsye të tipit: cikli menstrual, të brendshmet apo mosdepilimi, atëherë më mirë thuaje! Në të kundërt nuk është e nevojshme të bësh të ndrojturën në krevat, kur nuk je!
Të bësh seks oral pa e marrë atë
Nuk duhet t’ju vijë turp të kërkoni që t’ju kthehet favori i seksit oral. Reciprociteti është gjëja më e bukur e kënaqësisë në çift.
Të shtiresh sikur po kalon në orgazëm
Gjëja më absurde që mund të ndodh gjatë seksit është orgazma e shtirur, jo vetëm sepse mashtron partnerin, por mbi të gjitha sepse kështu ai mendon se çdo gjë shkon mirë dhe nuk stimulohet të përmirësojë raportin intim.
Të ndalosh sepse nuk po arrin dot në orgazmë
Fakti që kërkoni shumë kohë për të arrirë orgazmën, nuk do të thotë që duhet t’i kërkoni partnerit të ndalojë nga frika se mos e bezdisni. Merrni kohën tuaj, ai nuk do të ankohet nga kjo!
Të mos i thuash se po ju lëndon
Të provosh dhimbje gjatë raportit intim është diçka që ndodh rëndom, shkruan Anabel. Boll duke pritur derisa dhimbja të bëhet e padurueshme, kërkojini atij të jetë më delikat!
Të mos thuash se çfarë të pëlqen
Mënyra e vetme për të pasur një raport të kënaqshëm seksual është të jesh e hapur me partnerin mbi atë që të pëlqen ty.
Të mos shqetësohesh për gjendjen e tij shëndetësore
Përpara se të bësh seks është e rëndësishme të informohesh mbi shanset e mundshme të transmetimit të ndonjë sëmundjeje seksualisht të transmetueshme dhe kjo gjë nuk duhet t’ju vërë aspak në siklet.
Të mendosh shumë gjatë orgazmës
Gjatë orgazmës mos mendoni se si dukeni tek ai apo nëse jeni seksi. Lëreni veten të lirë dhe jini natyrale. /Telegrafi