10 milionë lekë tender, prefektit të Gjirokastrës i vijnë kolltuqet e reja të zyrës

Prefektura Gjirokastër ka shpallur fituesin e tenderit me objekt ‘Blerje mobilje zyrash’, me fond limit rreth 10 milionë lekë të vjetra me tvsh. Ky tender ishte hedhur pak ditë pasi prefekti i ri i qarkut, Astrit Aliaj, kishte marrë detyrën. Kompania e shpallur fituese është ‘ RO-AL’, Tiranë.

Oferta e paraqitur nga kjo kompani, me një vlerë të përgjithshme prej 599 900 (pesëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë) lekë pa TVSH është identifikuar si oferta e suksesshme. ArgjiroLajm.net sjell më poshtë dokumente që tregojnë më shumë detaje rreth përzgjedhjes së kompanisë fituese, e cila do të bëjë mobilimin e zyrës së prefektit Astrit Aliaj dhe institucionit që ai drejton.

©ArgjiroLajm.net