1000 gazetarë të huaj do të përcjellin vizitën e Papës në Tiranë
Vizita e Papa Franceskut ne Tirane pritet që të ketë një jehonë golobale. Kjo, edhe për faktin se atë ditë në Tiranë do të jenë plot 1000 gazetarë të huaj.Ky detaj u be me dije nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
“Pallati i Kongreseve do jetë qëndra e medias për gazetarët ndërkombëtarë, shqiptarë dhe nga rajoni që do marrin pjesë.
Vetë Papa do të vijë me 70 gazetarë me avionin e tij, por pritet të kemi rreth 1000 gazetarë të huaj nga stacionet më me zë ndërkombëtarë që janë duke u akredituar për të qenë atë ditë prezent në Shqipëri”, tha Kumbaro.
Sipas saj, “vizita e Papës është një ngjarje e madhe me karakter global dhe do jetë një rast i mirë për të përcjellë atë që Papa e përcolli në mesazhin e tij publik në 15 qershor, për të kthyer vëmendjen drejt Shqipërisë jo si një vend i skajshëm por si një vend i parë europian ku ai fillon udhëtimine tij në kontinent, me një kulturë që meriton vëmendjen e Europës, një bashkëjetesë të feve dhe një vend që ka kaluar shumë drama në historinë e tij”.