1 në 4 shqiptar është në depresion
March 16, 2015
Mosha e prekur nga simptomat e depresionit janë nga 20-55 vjeç, ku listën e kryeson gjinia femërore.
Sipas mjekes psikiatre, Arjana Rreli, shkaktaret e depresionit dhe ankthit janë disa. Vetëm gjate vitit të kaluar u shtuan 1 mijë raste të reja të prekur nga sëmundjet mendore.
Por ka shumë persona që nuk kërkojnë ndihmë mjekësore pavarësisht shfaqjes se simptomave.
Sipas raportit të fundit te ISHP-se 1 në 4 persona vuan nga depresioni.
Ndaj mjekët këshillojnë të bëhet kujdes kur shfaqen simptoma të ankthit, humbjes së humorit, pagjumësisë dhe lodhjes.
Të gjitha këto janë derivatet që të çojnë në situatë depresioni.