12 faktë (shumë) interesante për seksin
Ka shumë gjëra rreth seksit që janë ose mund të duken shumë të çuditshme.
Gjëra që nuk do të mendonim kurrë se mund të ishin të tilla.
Ja një listë e shkurtër e fakteve interesante mbi seksin:
Përveç gjenitaleve dhe gjoksit, një tjetër pjesë e trupit e cila gjatë paralojës fryhet është mukoza e hundës.
Njerëzit nuk janë të vetmit të cilët kënaqen me magjinë e seksit oral, seksin oral e praktikojnë edhe hienat, dhitë dhe gepardët.
Një mjek në vitin 1609 në Bolonjë ka gjetur një trup me dy penisë. Ky është një çrregullim jashtëzakonisht i rrallë me afro vetëm 1000 raste të raportuara në mbarë botën.
Pothuajse të gjithë gjitarët, përveç njerëzve, kanë kockë në penis.
Në Indonezi, dënimi për masturbimin është prerja e kokës.
Edhe pse i ka pasur tre burra dhe një numër të shumtë të dashnorëve të njohur, midis tyre edhe Xhon F. Kenedin dhe Frenk Sinatrën, supozohet që Merilin Monro orgazmën e parë e ka përjetuar me psikiatrin. Madje vetëm pak para përfundimit të jetës së saj.
Seksi te njerëzit përafërsisht zgjat 7,3 minuta, ndërkaq te mushkonjat vetëm dy sekonda.
Në kulturën e asketëve konsiderohej që avokado ka forcë të tillë seksuale sa që vajzat e virgjëra nuk kanë guxuar as t’u ofrohen. Fjala avokado ka prejardhjen prej fjalës askete “ahuacati”, gjë që do të thotë testis.
Zemra e thëllëzës është konsideruar ilaç kundër impotencës në Babiloninë e lashtë.
Dënimi për tradhti bashkëshortore në Romën e lashtë ka qenë amputimi i hundës.
Pjesëtarët e një fisi në Indi besojnë që fëmija do të lindë i verbër nëse ngjizet gjatë natës.
Kazanova ka përdorur prezervativë nga pëlhura e lirit.