Dervician, aktivitete për festën kombëtare të Greqisë
March 25, 2015
Minoritarët e Dropullit kanë përkujtuar sot festën kombëtare të Greqisë. Në fshatin Dervician janë organizuar veprimtari të ndryshme me rastin e kësaj dite.
Të pranishëm në këto festime ishin edhe krerët politikë të minoritetit, si kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kryetari i OMONIAS, Leonidha Papa.
Pas fjalimeve të rastit ku u vlerësua simbolika e 194 vjetori të krijimit të shtetit të parë grek, u mbajt një meshë ne kishën e fshatit dhe më pas një program me këngë e valle tradicionale të minoritetit.