PD zyrtarizon kandidatët për Gjirokastrën dhe Libohovën

sldknfsdjkf

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturat për dy bashkitë e Gjirokastrës dhe Libohovës.

Ka qenë Tritan Shehu që përmes FB ka njoftuar emrat e dy kandidatëve të djathtë.

Në Gjirokastër do të kandidojë Igli Kokalari ndërsa në Libohovë Altin Çomo.

Kokalari ka qenë një prej themeluesve të PD në Gjirokastër.

Igli Kokalari, djali i regjisorit gjirokastrit Bernard Kokalari, është diplomuar për mjek kirurg në Universitetin e Tiranës. Është një prej studentëve të dhjetorit 1990. Ai gjithashtu është pjesë e këshillit bashkiak në Gjirokastër.

Sipas Tritan Shehut padyshim këto digura do të jenë kryebashkiakët e ardhshëm.

“Me kete rast desheroj te falenderoj ata qe ishin ne listen e kandidateve te mundeshem. Te gjithe kane po ato vlera e merita te medha. Tashti qe vendimi u dha, na takon qe se bashku te punojme me te gjitha forcat tona, ne menyre qe me 21 Qershor secili te jete pjese e fitores sone”, shkruan Shehu.