15 zyrat që shpërndajnë pasaporta biometike, të hapura edhe të shtunën
August 23, 2015
Për shkak të fluksit të kërkesave për t’u pajisur me pasaporta biometrike, zyrat që shpërndajnë këto dokumente në 15 qytete në gjithë vendin do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, më 22 gusht.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se zyrat në Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Peshkopi, Sarandë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë do të ofrojnë shërbim nga ora 08:30 deri në mesditë, por do të qëndrojnë të hapura deri në mbarimin e qytetarit të fundit që do të jetë në sportel pas kësaj ore.
Kjo masë do të vijojë edhe për fundjavat e ardhshme, për të përballuar fluksin e kërkesave për pajisjen me pasaporta, me ardhjen e emigrantëve në këtë periudhë të vitit.