23 meshkuj dhe vetëm 2 femra, njihuni me “Shqiponjat” e Gjirokastrës (FOTO)
September 18, 2020
Në Gjirokastër sot u prezantua forca e posaçme “Shqiponjat” në Policinë e Shtetit. I pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, si dhe kreu i Policisë, Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë lokalë. Kjo strukturë është krijuar para disa kohësh, por vit pas viti është pasuruar me elementë të rinj. Në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër janë 25 efektivë të kësaj strukture në rolin zbatues. Vetëm 2 prej tyre janë femra. Ata janë të ndarë në 4 grupe me nga 5 efektivë për grup. Çdo grup ka edhe nje efektiv i cili qarkullon me motor.