3 fshatra të Bashkisë Libohovë ku Greqia do të kërkojë për eshtra ushtarësh
Ministria e Jashtme greke ka sjellë prej kohësh në një draft që sipas tyre është harta e shpërndarjes së eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në luftë me italianët. Drafti fillestar është i zgjedhuar në katër qarqe: Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe Berat. Në këtë të fundit bëhet fjalë vetëm për një fshat të Skraparit, kurse në qarqet e tjera harta zgjerohet thellë në hapësirën shqiptare.
Bën përshtypje se kjo “hartë” ka zgjeruar versionin e vjetër të “Vorio Epirit” dhe ka depërtuar edhe në Kuç të Vlorës, duke u përshtatur me reformën administrative territoriale, raporton “tesheshi”. Kuçi është bashkuar me Himarën vetëm në vitin 2015, kur u zhvilluan zgjedhjet vendore, por dosja e Athinës ka qenë “preçize” siç dhe listat e “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur” të Ismail Kadaresë.
Bëhet fjalë për evidence varresh në shumicën e fshatrave të Gjirokastrës, Delvinës, Kolonjës, por edhe thuajse të gjitha fshatrat e Himarës, madje edhe në Vuno e Kuç, ku nuk flitet asnjë fjalë në greqisht. Ministria e Jashtme greke ka lëshuar një deklaratë ku përshëndet nisjen e procesit të miratuar në Korçë nga ministrat Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.
“Një hap i rëndësishëm është marrë sot përsa i përket ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës Italo-Greke gjatë vitit 1940 deri në vitin 1941. Në negociatat e Kretës gjatë nëntorit të kaluar u diskutua çështja e varrezave të viktimave greke. Tashmë marrëveshja është duke u implementuar hap pas hapi, duke çuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje humane”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke. Më poshtë lista e plotë e inventarit të eshtrave që disponon Athina, përveç Dragotit që nisën sot. Në Bashkinë Libohovë janë tre fshatra ku Greqia pretendon se ka varre të ushtarëve grekë. Bëhet fjalë për fshatin Zhej, Konçkë dhe Labovë e Poshtme.
Qarku Gjirokastër
Dragoti 674 varre
Qyteti Gjirakastër 2 varre.
Fshatin Derviçan 2 varre.
Fshatin Sopik 3 varre.
Fshati Vodhino 4 varre.
Fshati Jergucat 2 varre.
Fshati Dhuvjan 1 varr.
Fshati Kakavie 8 varre.
Fshati Drite 8 varre.
Fshati Kolonjë 10 varre.
Fshati Konçkë 1 varr.
Fshati Zhej 6 varre.
Fshati Labovë e Vogël 4 varre.
Fshati Çatistë 2 varre.
Fshati Glinë 11 varre.
Fshati Zervat 1 varr.
Fshati Labovë e Poshtme 1 varr.
Fshati Vanistë 2 varre.
Fshati Gjat 2 varre.
Fshati Grapsh 17 varre.
Fshati Bularat 47 varre.
Fshati Picar 1 varr.
Qyteti i Përmetit 802 varre.
Fshati Kutal 25 varre.
Qyteti Këlcyrë 56 varre.
Fshati Psar 2 varre
Fshati Komarak 3 varre