30 refugjatë sirianë bëjnë testin e Covid në Gjirokastër
January 12, 2021
30 refugjatë sirianë që ndodhen përkohësisht në qendrën e pritjes në Gërhot të Gjirokastrës i janë nënshtruar testit Covid. Personeli i Njësisë së Kujdesit Shëndetësor shkoi pranë kësaj qendre për t’iu kryer tamponin rreth 30 shtetasve sirianë, të cilët janë kapur nga policia shqiptare teksa hynë ilegalisht nëpërmjet kufirit me Greqinë. Krahas kryerjes së tamponit atyre iu bë edhe një intervistim për të mësuar nëse kishin apo jo sëmundje me risk, si dhe një kontroll më i gjerë mjekësor. Disa prej tyre rezultoi të kishin nevojë për mjekime pasi kishin shenja djegie në trup. Pas trajtimit nga autoritetet shëndetësore në Gjirokastër, ata po mbahen në monitorim të vazhdueshëm për aq kohë sa do të strehohen në këtë qendër.