300 euro për të çuar në Tiranë algjerianin, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)

Një burrë nga Gjirokastra dhe një grua nga Tirana janë arrestuar nga policia. Ata akuzohen për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Të arrestuarit janë: Ledion Rabaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër dhe L.G, 38 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vëndin e quajtur “Mashkullorë” janë kapur duke trasportuar me automjetin tip Benz me targa AA 399 HY, një shtetas algjerian i identifikuar si S.T, 18 vjeç. Shtetasit e arrestuar kanë patur si qëllim ta transportojnë shtetasin algjerian deri në Tiranë kundrejt një shume prej 300 Eurosh.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me targa AA 399 HY dhe tre telefona celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme