33 klandestinë sirianë kapen në Gjirokastër
October 14, 2014
Policia kufitare e Gjirokastrës ka kapur në orte para të mëngjesit të sotëm 33 klandestinë nga Siria. Burime nga policia bëjnë me dije se klandestinët u kapën në Glinë rreth orës 04:30. Policia sqaron se tashmë po punohet për riatdhësimin e tyre.
Kohët e fundit shtetas nga vende në konflikt si Siria përdorin kufirin e gjelbër të Shqipërisë për të kaluar më tej në vende të tjera të Evropës. Vetëm tre ditë më parë policia kufitare e Sarandës ndaloi 35 klandestinë nga Siria dhe Palestina. Klandestinët u kapën në afërsi të fshatit Lukovë në vendin e quajtur ish SMT, ndërsa ishin fshehur në një furgon mallrash tip ‘Fiat’ me targa FR 6650 C.