36-vjeçari nga Gjirokastra kapet në Kakavijë me cigare kontrabandë
July 12, 2018
Një 34-vjeçar nga Gjirokastra është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Kakavijës. Saimir Sinani tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri 12 steka me cigaresh të markës ‘Malboro’. Burime nga Kakavija thonë se Sinani i kishte blerë cigaret në dyqanin ‘Duty Free Shop’ dhe tentoi t’i kalonte në territorin shqiptar përmes autobusit të linjës Athinë-Tiranë. Por ai u pikas nga oficerët e kontrollit dhe kur e kuptoi se ishte zbuluar, tentoi t’i fshihte cigaret në zonën përreth pikës së kontrollit. Policia ka bërë ndalimin e tij, ndërsa çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Gjirokastrës.