4 kandidatët për postin e sekretarit të Këshillit Bashkiak të Libohovës
Këshilli Bashkiak i Libohovës pas konstituimit që bëri në fund të muajit korrik, pritet të kompletohet edhe me zgjedhjen e sekretarit, një post i rëndësishëm jo vetëm nga pikëpamja administrative, por deri diku edhe politike.
Libohova Online mëson se deri më tani janë katër persona që pritet të kandidojnë për këtë post: Xhevair Sinani, Adil Xhelili, Besnik Ismailati dhe Emin Beqari.
Në garë mund të futet kushdo, ndërsa fitues zgjidhet ai që merr shumicën e votave nga 15 këshilltarët që ka Këshilli Bashkiak i Libohovës.
Në bazë të marrëveshjes politike mes dy partive kryesore të mazhorancës, ky post i takon LSI-së. I propozuari i saj është Emin Beqari. Sidoqoftë vetëm pas votimit të fshehtë të këshilltarëve, pritet të mësohet emri i personit që do të zgjidhet në postin e sekretarit të Këshillit Bashkiak të Libohovës.