46-vjeçari nga Lazarati kundërshton policinë në autostradë, kallëzohet në Prokurori
December 7, 2017

Një 46-vjeçar nga Lazarati është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi B.P, banues në Lazarat, dyshohet se në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, ka kundërshtuar punonjësin e policisë rrugore në detyrë. Për këtë arsye ndaj tij është bërë kallëzim në Prokurori. Ngjarja ndodhi një ditë më parë.