47-vjeçari nga Libohova infektohet me Covid, izolohet në banesën e tij në “Zinxhira”
June 13, 2020
Një 47-vjeçar nga Libohova me banim në Gjirokastër rezulton i infektuar me koronavirus. Mësohet se ai ka qenë i shtruar fillimisht në QSUT tek reparti i Hematologjisë. Pas kthimit në Gjirokastër bëri testin e Covid dhe rezultoi pozitiv. Aktualisht ai qëndron i izoluar në banesën e tij në lagjen “Zinxhira”. Mësohet se 47-vjeçari i infektuar me koronavirus është asimptomatikë. Ndërkohë që në Tiranë tek Spitali Infektiv vijon të qëndrojë i shtruar një 67-vjeçar nga Gjirokastra i prekur nga Covid 19. Gjendje e tij paraqitet e qëndrueshme.