5 Maji, FRESSH Gjirokastër nderon dëshmorët në Cepo (FOTO)
May 5, 2017
Të rinjtë e PS në Gjirokastër me rastin e 5 Majit kanë qenë në lapidarin kushtuar dëshmorëve të zonës së Cepos.
Në mënyrë vullnetare ata pastruan bazorelievin dhe pjesë të tjera të lapidarit, duke dhënë kështu mesazhin për respektimin e sakrificës së të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Një ditë më parë disa të rinj në Libohovë lyen me bojë dhe vendosën pllakatin me emra në lapidarin e dëshmorëve në Nepravishtë.
/Libohova Online/