5 Maji në Libohovë, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve (FOTO)
Si në të gjithë vendin edhe në Libohovë janë zhvilluar sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit. Përfaqësues nga bashkia e këshilli bashkiak, shkollave e familjeve veterane, si dhe qytetarë të thjeshtë, vendosën kurora me lule në nderim të të rënëve në luftën kundër pushtuesve nazifashistë.
Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, kryebashkiakja Luiza Mandi shkruan se:
“Sot është dita kur përkulemi me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm që dëshmorët kanë dhënë për lirinë e vendit. Pa sakrificën e tyre sublime Libohova nuk do të ishte ajo që është, Shqipëria nuk do të ishte ajo që është. 5 Maji tregon gjithashtu se vendi ynë u rreshtua në anën e duhur të historisë, të cilën e shkruan mijëra vajza e djem shqiptarë që pritën me armë në duar fashizmin dhe nazizmin”