5 Maji, përkujtohet Dita e Dëshmorëve në Libohovë (FOTO)
May 5, 2017
Dita e Dëshmorëve është përkujtuar sot edhe në Libohovë. Kryebashkiakja Luiza Mandi, familje të veteranëve, mësues dhe nxënës bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve.
“5 Maji është një ditë e rëndësishme në historinë e vendit. Nderuam sot dëshmorët e Libohovës që u sakrifikuan për lirinë e vendit. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e renditi Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Pa gjakun dhe sakrificën e atyre mijëra dëshmorëve Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot. E kemi obligim të përbashkët të punojmë sot për Shqipërinë që duam, për atë Shqipëri që deshën edhe ëndërruan të rënët e asaj lufte. Lavdi dëshmorëve!”, shkruan në Facebook kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi.
/Libohova Online/