600 milionë lekë investim, nis ndërtimi i ADISA në Gjirokastër

Ndërtimi i Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) në Gjirokastër do të nisë së shpejti.

Objekti është parashikuar të ndërtohet te ish shtëpia e ushtarakëve. Investimi kap vlerën e rreth 600 milionë lekëve të vjetra.

Fituesit e tenderit janë “LEON KONSTRUKSION” sh.p.k &”ERGI”sh.p.k & “HASTOÇI” sh.p.k.

Procedura e prokurimit: “Rikonstruksion i Qendrës së Integruar të Shërbimeve Publike Gjirokastër”

Afati për përfundimin e punimeve është katër muaj nga data e lidhjes së kontratës.

/ArgjiroLajm.net