61% pjesëmarrja në zgjedhje në Libohovë, pritet nisja e numërimit

sdgdfhgfPas përfundimit të procesit të votimit në të 12 qendrat e Bashkisë Libohovë, ka nisur dorezimi i kutive në KZAZ-në e kësaj njësie vendore, ku pritet edhe të nisë numërimi për shpalljen e rezultatit. Nga të dhënat e deritanishme, vetëm brenda në Libohovë kanë marrë pjesë në votim 1630 zgjedhës, ndërsa në fshatrat përreth 1460 votues. Në total pjesëmarrja shkon 3090 zgjedhës.

Pra, nga 5082 persona që kishin të drejtë vote, kanë votuar 3090. E thënë ndryshe kanë dalë në zgjedhje rreth 61% e votuesve. Kjo është një shifër e lartë dhe në përgjithësi pjesëmarrje të tilla ndodhin kur njerëzit duan një ndryshim, megjithatë gjithcka do të duket në përfundim të numërimit.

Momentalisht mësohet se nuk kanë mbërritur ende në Libohovë kutitë e votimit nga qendrat e Zagories. Me mbërritjen e tyre do të nisë edhe procesi i numërimit. Para KZAZ-së ka grumbullim të madh njerëzish, mbështetës të dy kandidatëve dhe qytetarë të thjeshtë. Situata raportohet e qetë dhe pa asnjë incident. Libohova Online do t’ju mbajë të informuar gjatë gjithë natës dhe ditës së nesërme me zhvillimet nga brenda KZAZ-së.

fdsfdssdfdgdfg