7 Marsi, Kumbaro uron me foton nga shkolla e Nepravishtës ku ishte mësues gjyshi i saj
March 7, 2019
Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe njëherazi deputete e qarkut Gjirokastër ka uruar sot Ditë e Mësuesit me një foto nga shkolla e fshatit Nepravishtë, aty ku gjyshi i saj ka punuar si mësues.
“Ne kete dite te 7 Marsit perzgjodha kete foto nga shkolla e Nepravishtes ne Libohove, ku gjyshi im ishte mesuesi i pare, ku im ate nisi klasen e pare, dhe ku japin shprese sot mesues te mrekullueshem me te cilet une kam kenaqesine e nderin te bashkepunoj! Gezuar çdokujt qe, qofte edhe per 1 dite ne jete, ka dhene dije e kulture”, shkruan Kumbaro.