70- Vjetori i Çlirimit, përkujtohet dëshmori Arshi Lengo
November 13, 2014
Komuna Antigone ka përkujtuar sot dëshmorin e luftës Arshi Lengo, përmes një ceremonie modeste të organizuar në fshatin që mban emrin e tij. Familjarë, veteranë dhe përfaqësues të pushtetit vendor vendosën kurora me lule në memorialin e dëshmorit dhe u përulën për kontributin e tij në luftën për çlirimin e atdheut.
“Ne i kemi vlerësuar ndër vite këto figura, aq më tepër që në komunen tonë kemi dy fshatra me emra dëshmorësh. Komuna jonë ka një kalendar të ngjeshur aktivitetesh në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit”,- tha për TvGj Ylli Muho, kryetar i Komunës Antigone.