Luftë në Lazarat! Nëse nuk dorëzohen, policia do t’i vrasë
Policia ka identifikuar 4 prej të paktën 15 personave të armatosur dhe të maskuar që po terrorizojnë fshatin. Ata lëvizin të armatosur nëpër fshat. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, me në krye Haki Çakon, kanë urdhëruar që nëse personat e armatosur nuk dorëzohen, edhe mund të eleminohen fizikisht.
Ky urdhër është miratuar edhe nga krerët më të lartë të shtetit. Grupi i armatosur ndodhet në vendin e quajtur “ish-Pularia”. Pritet të nisë zbatimi i planit operacional për arrestimin e këtij grupi.
Fshati është rrethuar nga forca të shumta të policisë vendore, forca të FNSH dhe RENEA. Mësohet se është kërkuar ndihmë nga ajri edhe nga dy helikopterë të ushtrisë. Drejt Gjirokastrës është nisur edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Herë pas here në fshat dëgjohën të shtëna armësh.