78 shtetas të huaj me leje qëndrimi në Gjirokastër, ja nga cilat shtete vijnë
Policia e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër ka pajisur me leje qëndrimi 78 shtetas të huaj, kryesisht nga shtetet europiane. Pjesa më e madhe e tyre janë të punuësuar në bizneset që ushtrojnë aktivitetin në rajonin jugor të vendit. 22 prej tyre kryejnë aktivitete fetare dhe në shoqata jofitimprurëse, por nuk mungojnë as rastet e atyre që kërkojnë bashkim familjar.
Në një intervistë për televizionin publik Gjirokastra, Ludmilla Hashorva, specialiste pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, thotë se procedurat për pajisjen me leje qëndrimi të shtetasve të huaj janë lehtësuar ndjeshëm. Sipas saj ka edhe një ulje të tarifës që paguhet për këtë leje, vetëm 10 mijë lekë të reja në vit. Numri më i madh i shtetasve të huaj që jetojnë në Gjirokastër është nga Greqia, për shkak edhe të afërsisë gjeografike.
Nga jashtë Evropës janë vetëm 5 shtetas; tre nga Kina, nje nga Kanadaja dhe një nga Amerika. Një pjesë e atye që kanë përmbushur kushtin për 5 vjet qëndrim në Shqipëri, aplikojnë edhe për të marrë shtetësinë shqiptare.