80 vjetori i lindjes së Kadaresë, mesazh urimi nga regjisori Osman Buzo
Sfinksit të Eifelit – Ismail Kadaresë
Për rrënjët e kësaj krijese, si janë pleksur gurëve të vendit tim, ka dijeni geni i çdo shqiptari. Gjithkush nga raca e jone ka diçka të“Kadarenjtë”, të shfaqur në formën e rebelimit, të thyerjes së kornizave tabu, të përplasjes në fytyrë, të copëtimit pasqyrues si dhe rindërtimit nga e para, të modelit të thyer duke kërkuar përsosmërinë në qenien e mosqenies, në kufirin e pakapshëm, të paaritshëm që të thërret në vrapime planetare.
Guximtari Ismail Kadare zbret ndër ne me qilimin fluturues te Aladinit, mes vargjeve koncizë, që shpesh nuk u zbulohet kuptimi si zarfit testament te Aishtainit. Gjithë nerv e përsosmëri, ai po guxon majat e artit të universit, si demon i arsyes, si pinjoll i një race thellësisht të zbutur, e cila meriton shumë në kupolën e trofeve, por që ziliqarët e lodhin labirinteve të egërsisë. Gjithëkush e ka takuar në udhëkryqe atë njeri, që quhet Kadare. Ai është kudo. Kije zili sa të duash, atë nuk e ndal kush! Çfarë ka dashur dhe nuk e ka bërë .??!
Ka sfiduar kuçedrën duke e”pikturuar”. Ka “vallëzuar “ pranë dhembëve të luanit. I ka hipnotizuar të gjithë. Kalorës i parë, një ”Skënderbe “ i Letrave Shqipe, është sot një simbol i pathyeshmërisë, një ILIRIAN me pasaportën e qytetarisë botërore. Nga kulla EIFEL i Kryeqytetit të Botës së qytetëruar ai shpërndan poetikën, për ta vënë popullin e tij në vendin e merituar e për t’i dhënë kuptim shprehjes së Qezarit se, kreu është atje, ku është Qezari, se kreu është atje ku është Shqiptari. Krenaria dhe Paganizmi i tij në familjen e Perëndive, që adhurojne diellin, vetë Zeusin, bëjnë rolin e lutësit që kësaj race të lindur në Mesdhe nga “klonimi” planetar, me personazhe botërore Trojanë, Dardanë, Akilenj, Herkulë dhe Homerë, të mos ua ndajë kujdesin që, në skenat e amfiteatrove kufitarë të mos përsëriten tragjeditë Eskiliane.Ai lut pigmentin dominues pellazg të tresë dhe të tjetërsojë racat lakmitare për të ndjekur karvanin, ku dominon toleranca ndërnjerëzore dhe ndërfetare. Vepra e tij s’ka pronësi politike. Ajo thërret për nisma të reja, për agime plot shpresë, për ditë të parfumosura, për netë me orgji, pa kapërcyer kufijtë e arsyes, pa thyer portat e parajsës:
Kadare është mësuesi dhe “Uni” i të gjithëve. Ai është atje, ku bien kambanat e Mjerimit e të Shpresës, ku shpëtohet Titaniku …, ku evitohet një luftë, …ku ruhen ekuilibrat …, ku operohet me kompentencë…, ku lind një krijesë ,…ku ngujohet një kanun, … ku mbrohet një kushtetutë.
Vargjet e tua kam reshtuar,
Me sfinksat për t’u përleshur,
Luginave gjer në kullën Eifel,
Pa gdhirë i kam zgjuar,
Me rrufe i kam veshur ,
Se ti më mësove rebel.
Kadare, të rrosh për jetë!… Me vargjet, që prodhoi fantazia jote në rini dhe më pastaj, ne rendëm në çdo tubim dhe ua servirëm të gjithëve. Nje nga ata isha dhe une, Regjisori i Teatrit te Femijve në Gjirokastër, Osman Buzo!