90 mijë kilovatë të vjedhura në Gjirokastër, nën hetim 31 persona
February 27, 2020
Ekipet e Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes zhvilluan ditët e fundit inspektime në sistemin e matjes tek abonentët ku dyshohet se vidhej energjia.
OSHEE, bën të ditur se, 1178 kontrolle u kryen mbrëmjen e së mërkurës në Gjirokastër, ku u zbuluan raste të abuzimit me rrjetin energjetik.
“268 kontrolle u realizuan te subjektet private. 31 procedime në polici për vjedhje të energjisë elektrike 90 mijë kilovatë janë penalitete ndaj personave të kapur me vjedhje. Kush vjedh energjinë elektrike, veç procedimit, paguan si penalitet edhe kilovatët”, njofton OSHEE.