Vijojnë operacionet antikanabis, policia e Gjirokastrës asgjeson tre parcela të tjera
July 20, 2015
592 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa është zbuluar sot nga policia e Gjirokastrës.
Sipas njoftimit të policisë, lënda narkotike ishte mbjellë në 3 parcela në vendin e quajtur Përroi Paza në Izvor të Tepelenës.
Bima kishte lartësi prej 2 metrash. Policia po punon për identifikimin e autorëve. Materialet i kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.