Dy filma shqiptarë restaurohen me fondet e Ministrisë së Kulturës
Falë një fondi të vënë në dispozicion nga Ministria e Kulturës, filmi “Përrallë nga e kaluara” 27 vite pas prodhimit të tij do ti nënshtrohet restaurimit, i cili do të kryhet në Hungari.
Pjesë e projektit të restaurimit është edhe filmi “Përjetësi”, dy prodhime të regjisorit Dhimitër Anagnosti.
Të dyja projektet pritet të përfundojnë në muajin mars, ku do të jetë dhe premiera e shfaqjes së filmit “Përrallë nga e kaluara” pas restaurimit të tij.
Ndërkohë drejtoresha Arkivit, Elvira Diamanti, thekson faktin se janë edhe filma të tjerë si “Ballë për Ballë”, të cilët kërkojnë restaurim emergjent, pasi rrezikohet shkatërrimi i tyre, duke bërë kështu që të humbasë një krijimtari e rëndësishme për kinamatrografinë shqiptare.
“Përrallë nga e kaluara”, i prodhuar në vitin 1987 është një nga filmat ikonë të kinematografisë sonë si dhe një paraqitje jo vetëm e artit kinematografik, por edhe e traditës, letërsisë, zakoneve, kostumografisë dhe muzikologjisë shqiptare.