Dosja “Lazarati”, edhe 30 persona në Gjykatë. Ja emrat e tyre
Rikthet në vëmendje dosja “Lazarati”. Prokuroria e Gjirokastrës dërgon në Gjykatë plot 30 banorë të fshatit Lazarat, të cilët akuzohen si të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike . Ky është grupi i tretë i personave që dërgohen për gjykim ndërsa deri më tani, numri i të pandehurve nga Prokuroria e Gjirokastrës është në total 86 persona. Nga grupi prej 30 personash, 13 prej tyre jane me masën e sigurisë“arrest në burg”; 7 persona me “arrest në burg”, në mungesë; 8 persona “në gjendje të lirë”; dhe 2 persona me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Ndërkohë, për të gjithë të pandehurit, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër po zhvillohen hetime edhe për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Në hetimin e dosjes së Lazaratit janë përfshirë një grup i gjerë prokurorësh, nga të cilët 5 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, dy prokurorë të atashuar pranë saj nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe Fier, si edhe nën koordinimin e 3 prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme. Pra, në total, vetëm për hetimet e Prokurorisë së Gjirokastrës mbi personat e përfshirë në veprat penale që lidhen me narkotikët në zonën e Lazaratit janë angazhuar 10 prokurorë.
Emrat e të pandehurve që janë dërguar në Gjykatë.
- Krenar Skënduli
2. Habib Tulaj
3. Dhurim Çelo
4. Sili Kasma
5. Edmond Bocia
6. Përparime Buzheri
7. Abas Rabia
8. Alfons Buzheri
9. Inajete Gaba
10. Qerim Rabaj
11. Çelo Buci
12. Violeta Gjolleshi
13. Erion Gjini
14. Fatos Çela
15. Daut Çelo
16. Hasan Gjolleshi
17. Adriatik Gaba
18. Maliq Bejko
19. Xhezo Mahmutaj
20. Lace Koli
21. Alfred Aliko
22. Merqez Pollo
23. Afrat Mahmutaj
24. Ajet Kasma
25. Arsen Bana
26. Ardian Serezi
27. Syrja Sinani
28. Izmir Hebovija
29. Leonidha Gjini
30. Avdul Bocia