Ish-ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo kundër testimit të mjekëve
February 24, 2015
Pas Petrit Vasilit, një tjetër përfaqësues i LSI-së del kundër testimit të mjekëve dhe infermierëve.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo e ka cilësuar “të paligjshme” dhe “në një kohë të papërshtatshme” nismën e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai kërkon që ministri Beqaj të tërhiqet nga ky testim sepse sipas Tavos, sistemi ynë i Shëndetësisë ka probleme të tjera më emergjente.
Tavo i bëri këto deklarata gjatë një takimi me mjekë dhe qytetarë në Shkodër, ku janë diskutuar problematikat e sistemit shëndetësor në të gjithë vendin.