Grupet e Lezhës nisin rrugëtimin drejt Festivalit Folklorik të Gjirokastrës
Artistët e Lezhës, Mirditës e Kurbinit kanë nisur përgatitjet për festivalin kombëtar të Gjirokastrës. Juria e ngritur pranë Qëndrës së Veprimtarive Folklorike po përzgjedh materialet konkuruese brenda një programi 30 minutësh që i është rezervuar çdo zone. Drejtoresha Meri Kumbe thekson se po u jepet rëndësi materialeve të ardhura nga zona të ndryshme të qarkut të cilat konsiderohen të harruara.
Meri Kumbe: “Jemi më shumë të interesuar për vlera burimore që vijnë nga të gjithë fshatrat, komunat apo zonat shumë të populluara apo më pak të populluara sepse na intereson që në festivalin e Gjirokastrës të kemi realisht ato vlera, që ndoshta në të shumtën e rasteve, në përditshmërinë tonë janë harruar. Punojmë shumë që të jetë një festival ndryshe”.
Organizatorët e eventit konfirmojnë se në grupin e Qarkut të Lezhës do të perfshihen të gjitha krahinat e qytetit, ndërsa numri më i madh i artistëve vjen nga grupi i Mirditës. Folk- Gjirokastër do të zhvillohet në datat 4-9 prill 2015 në kalanë e gurtë dhe Qendrën Historike të qytetit muze, të shpallur “Pasuri botërore e njerëzimit” nga UNESCO./ora news