Horoskopi ditor, 1 mars 2015
Sot është dita për të harruar frikën dhe dyshimet tuaja. Është koha për të hapur krahët dhe për të shkuar me guxim pas qëllimit tuaj. Fati i mirë do të jetë në anën tuaj dhe ju do të gëzoni mbështetje të plotë në çdo gjë që bëni. Kjo është dita kur rreziqet do të jenë të shumta ndaj bëjini sytë katër.
Dashi
Atmosfera e ditës së sotme do të harmonizohet me botën tuaj të brendshme. Bashkëveprimi me njerëz me të cilët mendoni njëlloj do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme për ju. Do të kaloni një kohë të kënaqshme dhe mjaft produktive me të afërmit tuaj.
Demi
Pragmatizmi i natyrës suaj do t’iu bëjë më të butë dhe ëndërrimtarë. Ndoshta moti apo një peizazh i ri do të kenë një efekt të tillë mbi ju. Kjo është dita kur ndiheni mjaft pozitiv me ambientin që ju rrethon.
Binjakët
Planet tuaja po hyjnë në një fazë të re. Marrëdhëniet tuaja me dikë mund të kalojnë në një nivel të ri. Nëse doni që idetë tuaja të realizohen me sukses në të ardhmen, mbajini ato për veten tuaj. Shumë prej jush do të bëhen përkohësisht të qetë dhe të rezervuar dhe me vështirësi do të arrini të shprehni veten përmes fjalëve.
Gaforrja
Nuk do t’iu duhet të bëni ndonjë gjë të veçantë për ta kthyer ditën në një përrallë me fund të lumtur. Tregohuni të natyrshëm dhe të lirë, mos e ndalni veten nga të qenit ëndërrimtar. Besoni në çfarë shihni dhe çarë mendoni, dhe qëndroni të vërtetë në ato që mendoni të drejta.
Luani
1 marsi është dita ideale për zgjidhjen e mistereve, përmirësimin e marrëdhënieve dhe reformimin e besimit tuaj. Mund të shfaqni interes në psikologji, fe, marrëdhënie intime, bamirësi etj. Sa i takon punës, interesi mund të fokusohet në transaksione bankare, kredi dhe investime reciproke.
Virgjëresha
Partneri juaj mund të fokusohet ëndërrime dhe çështje të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me ju. Kujdesi juaj për partnerin mund të rezultojë i panevojshëm dhe aftësitë tuaja të papërdorura. Dita do të jetë e mirë vetëm nëse keni besim të palëkundur tek partneri.
Peshorja
Nismat tuaja personale do të përfundojnë të dështuara. Ju duhet të përqendroheni tek njerëzit që ju rrethojnë. Mundohuni të vendoseni në marrëdhënie të besueshme me personat që ju ndihmojnë. Gjithashtu nëse dikush ka nevojë për ndihmën tuaj, ofrojeni atë dhe do të gjeni së shpejti mirënjohjen e tyre.
Akrepi
Nuk keni arsye pse të nxitoni, pasi dita është e juaja. Në varësi të preferencave tuaja personale, do të gëzoni qetësi të plotë, do të josheni nga eksperiencat krijuese emocionuese por edhe nga ëndrrat romantike që kanë të bëjnë me ndjenjat tuaja.
Shigjetari
Duke u marrë me punë në shtëpi, do të prireni të bëni ndryshime. Ndryshime në jetën tuaj shtëpiake apo familjare do të jenë në dilemë mes të dukshmes dhe të padukshmes. Kjo është dita kur ju dhe partneri juaj duhet të jeni zemërgjerë, të mëshirshëm dhe të kuptueshëm.
Bricjapi
1 marsi promovon zgjerimin e horizontit tuaj mbi jetën, duke shfaqur mirësi, butësi dhe falje. Mund të keni lidhje të ngushta emocionale me të afërmit tuaj. Natyra juaj e rezervuar vështirë se do të përfshihet në kontakte të gjera.
Ujori
Nëse jeni mësuar të mos i shijoni plotësisht gëzimet e jetës, ka ardhur koha të ndryshoni parimet tuaja të ngurta. Është koha për të pasur një ekuilibër të plotë mes të ardhurave dhe shpenzimeve në mënyrë që të vini në krye të listës preferencat tuaja.
Peshqit
Pjesa aktuale e planit tuaj është plotë, ndaj ka ardhur koha për të menduar për veprime të mëtejshme. Megjithatë, nuk do të thotë se duhet të vazhdoni të punoni me orare të zgjatura. Bëni mirë të shijoni kohën e lirë, pasi kështu do të keni më shumë fat./