Brenda bordellos më të famshme në SHBA [FOTO]
Pronari i Moonlite BunnyRanch, bordellos më të njohur në Nevada dhe SHBA, thotë se një puthje nga Marilyn Monroe e nxiti të futet në këtë biznes të ligjshëm. Dennis Hof në librin e tij të kujtimeve thotë se ka arritur t’ia heqë konotacionin negativ fjalës “tutor”.
68- vjeçari thotë se në bordellon e tij, prostitutat mund të vendosin vetë çmimet e tyre, por sërish të ardhurat ndahen me shtëpinë.
Duke folur për ereksionin e tij të parë, ai thtoë se ishte një bionde seksi, që e puthi kur ishte vetëm 8 vjeç. Ajo ishte Marilyn Monroe. Prej atëherë ai fantazonte vetëm për bionde të bollshme.
Fillimisht nuk e nisi me bordellot, pasi kishte në pronësi pesë pika karburantesh. Por duke bërë gjithmonë e më shumë seks me prostituta, nisi ta mendonte.
“Më pëlqente të q… dhe nuk ngopesha. E kisha kuptuar se kisha rënë në dashuri me prostitutat,” thotë ai.
Gjatë jetës së tij thotë se nuk ka pasur kurrë një lidhje monogame. Në vitin 1990 bleu për 1 milionë dollarë vendin ku ngriti të famshmen Moonlite BunnyRanch.