Devijimi i Vjosës, shoqëria civile kundër: Të bëhet Park Kombetar!

OLYMPUS DIGITAL CAMERANjë grup ambientalistësh të shoqërisë civile, të mbështetur edhe nga dy organizata OJF gjermane, për mbrojtjen e lumenjve dhe natyrës kanë zhvilluar një takim, konkluzionet e së cilës mund të përmblidhen në dy pika.

Ndalimi i projektit grek për devijimin e lumit Vjosa si dhe frenimi i konstruksionit të hidrocentraleve pa një masterplan për të gjithë lumenjtë e sshqipërisë, e sidomos të VjosësSi dhe marrja në mbrojtje e kësaj pasurie natyrore dhe rivitalizimi i lumit Vjosa në kuadrin e një parku kombëtar, kjo edhe me mbështetjen e organizatava të huaja.

“Shqipëria ka një thesar të jashtëzakonshëm të pasurisë natyrore, dhe ndër to, janë edhe lumenjtë e saj. Ne nga organizata “Euronature”, besojmë se të paktën lumenjtë kryesorë në Shqipëri meritojnë mbrojtje. Dhe hidrocentralet, janë qartësisht një kontradiktë në mbrojtjen e këtyre lumenjve. Sepse hidrocentralet e shkatërrojnë natyrën. Ne mendojmë se lumi Vjosa, i cili është njëri ndër xhevahiret e Europës meriton që të jetë një park kombëtar dhe të njihet si i tillë. Ne po organizojmë një fushatë ndërkombëtare për të ngritur në pah rëndësinë e lumenjve të Ballkanit, ndër këto edhe lumin Vjosa. Dhe kur flasim për Vjosën, ky lum ka një potencial të jashtëzakonshëm për të tërhequr vizitorë, turistë për të ardhur e për të parë, njërin nga të paktët lumenj natyralë në të gjithë Europën.” tha Gabriel Schëaderer Drejtori i Euronature

Shoqëria civile thekson se lumi Vjosa është unik në Europë, një fakt që e pohojnë edhe ambientalistët gjermanë, dhe se nuk duhet ndërtuar asnjë HEC.

Qeveria greke ka marrë një vendim më korrik të vitit të 2013 nga 9 ministri të saj për të devijuar lumin Vjosa në qarkun e Epirit, një vendim i cili tashmë pritet të diskutohet e për të cilin do të jepet verdikt nga gjykata supreme greke për validitetin e saj. Nga ana tjetër, qeveria i ka premtuar ambientalitëve shqiptarë që sollën në vëmendje shqetësimin se nuk do të pranojë asnjë lloj projekti nga ana e qeverisë greke./Shqiptarja.com