Ja kandidatët e PS-së për Bashkinë e Sarandës

Stefan-Cipa-Kryetar-i-Bashkise-SarandeStrukturat e Partisë Socialiste në rrethin e Sarandës kanë përfunduar propozimet e emrave të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Sugjerimet e dhëna në takimin e zhvilluar në kryeministri dy ditë më parë, mes kryeministrit Rama dhe deputetëve të qarkut të Vlorës ka bërë që strukturat të angazhohen për përcaktimin e emrave më bindës për zgjedhjet vendore. Saranda do të jetë një bashki në të cilin, Rama ka deklaruar se do të garojë një kanidat socialist, fakt i cili ka nxitur strukturat e PS-së në këtë qytetet për të përzgjedhur mes propozimeve të ardhura nga baza.

Kandidatët

Sipas “Shqiptarja.com”, kryetari aktual i bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa shihet si kandidati kryesor të cilin e majta do të mbështesë në këtë qytet. Çipa arriti të marr mandatin e tij të parë në zgjedhjet vendore të 2011 kur fitoi përballë kandiatit demokrat Edmond Gjoka, i cili udhëhoqi Sarandën për dy mandate me rradhë. Emri i Stefan Çipës ka mbështetjen e strukturave të cilat e shohin si një figurë të pakonsumuar, duke vlerësuar punën e bërë në mandatin e parë. Ndërkohë një tjetër emër i cili përflitet nga strukturat e PSsë për kandidimin në zgjedhjet vendore është ai i Sheme Lumos. Në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 kur e majta u shpall fituese dhe u rikthye në pushtet, Lulo renditej i dhjeti në listën shumëemërore të kandidatëve të PS-së në qarkun e Vlorës, e cila udhëhiqej nga kryeministri Edi Rama.

Lulo renditen në listë menjëherë pas deputetes Mira Shehu, ligjvënëses së fundit që mori mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë, pas lënies së mandatit nga ish-deputetja e PSsë Luiza Xhuvani. Pjesë e propozimeve për kandidatë është edhe ai i Floriana Kokës e cila në zgjedhjet e vitit 2009 u rendit e treta në listën shumëemërore për qarkun e Vlorës nën siglën e G99. Pavarësisht se nuk u shpall fituese Koka është angazhuar vazhdimisht me strukturat e PS-së, duke qenë një prej kandidatëve kryesore për bashkinë e këtij qyteti. Lista me emra e propozuar nga strukturat e Sarandës për kryesinë e Partisë Socialiste ka në konsideratë edhe Ramiz Husin i cili njihet si bashkëpunëtor i vjetër i PS-së në këtë qytet.

Në zgjedhjet e kaluara Ramiz Husi ishte komisioner i Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës. Për shkak të problemeve që u hasën në procesin zgjedhor, Husi dha dorëheqjen megjithatë vijon angazhimin e tij në strukturat e PS. Lista me propozime e PS-së së Sarandës përmbyllet me emrin e Adriana Shehut. Emrat në fjalë do të kalojnë nën filtrate e kryesisë së PS-së, duke përcaktuar së bashku me kryeministrin Edi Rama kandidatin socialist me të cilin koalicioni i majtë do të kandidojë në zgjedhjen e 21 qershorit./Shekulli