Gjirokastër, Rama inspekton punimet në disa projekte. Largohet pa shënuar gol në Virua
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj, deputetë të koalicionit Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe përfaqësues të pushtetit lokal, ishte sot në Gjirokastër ku inspektoi ecurinë e disa projekteve të rëndësishme për qytetin.
Kryeministri Rama inspektoi punimet për ndërtimin e parkut të Viroit në Gjirokastër. Shëtitorja në parkun e Viroit prej tre kilometra në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, shtrihet përreth liqenit të Viroit. Teksa u ndalen ne minifushen e futbollit qe eshte ndertuar prane ketij parku, Rama provoi te shenonte gol ne porten qe mbrohej nga nje i ri, por topi goditi shtyllen. I vetmi qe e coi topin ne rrjete ishte ministri Erion Veliaj. Ansatas Angjelit dhe Arben Ahmetajt, portieri ua kapi topin.
Me këtë investim synohet të rivitalizohet parku si destinacion turistik, por edhe të kthehet në një hapësirë me funksionalitet social për qytetarët e Gjirokastrës. Punimet kanë përfshirë rikonstruksionin apo ndërtimin nga e para të 7 segmenteve, ku kombinohen rrugët për automjete me trotuaret për këmbësorë, pista e vrapimit dhe korsia për biçikleta. Një amfiteatër i hapur, fusha e basketbollit dhe ambiente të tjera për aktivitete sportive ndërtohen për herë të parë në hapësirat e Parkut.
Një tjetër projekt i rëndësishëm për Gjirokastrën është rikonstruksioni i plotë i rrugës hyrëse të qytetit, në segmentin nga Parku i Viroit deri tek Varrezat e Dëshmorëve. Projekti parashikon rikonstruksionin dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese, realizimin e sinjalistikës horizontale e vertikale, realizimin e rrjetit të kanalizimit të ujërave të shiut etj. Projekti rikoncepton edhe hapësirën.
Në krah të rrugës do të ndërtohet një pedonale e veshur me pllaka guri dekorative, pistë vrapimi dhe korsi për biçikletë. Ky investim do të bëjë Gjirokastrën me një hyrje moderne, duke ruajtur me fanatizëm vlerat tradicionale të saj.