Dita e dytë e “Traku Fest”, ja programi i aktiviteteve
Sot është dita e dytë e “Traku Fest”. Një larmishmëri aktivitetesh dhe ngjarjesh pritet të organizohen, ndaj nxitoni të bëheni pjesë e tyre. Ky është programi për ditën e sotme:
12:00 TRAKU trip
Udhëtim i organizuar në Teatrin e Adrianopolit dhe qytetin antik të Antigonesë, ku dhe gjatë vizitës do të serviret një drekë tradicionale
(Nisja e autobusëve kryhet në sheshin Çerçiz Topulli)
12:00 TRAKU ekspozitë – Vizione të përthyera
të Luftës së Madhe
Ekspozitë fotografike
(Hyrja e qafës së Pazarit të Vjetër të qytetit)
12:00 TRAKU në shtëpi
Vizitë në shtëpitë tradicionale gjitokastrite, të hapura gjatë gjithë ditës
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)
12:00 TRAKU në këmbë
Për ata që do të dëshirojnë, ture hiking gjatë gjithë ditës
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)
12:00 TRAKU në qiell
Hedhje me parashutë – trajnerë të liçensuar do të ofrojnë hedhje me parashutë
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)
12:00 TRAKU aktiv
Në qafën e Pazarit të Vjetër, gjatë gjithë ditës do të ketë muzikë me DJ dhe do të shërbehen ushqim dhe pije. Gjithashtu, mund të takoni artizanë tradicionalë dhe të shihni nga afër produkte të traditës
17:00 TRAKU nëndhé
Vizitë në tunelet e luftes se ftohte, që kalojnë poshtë qytetit të Gjirokastrës, të cilët do të hapen për herë të parë për publikun
18:30 TRAKU konferencë
Seksion shkencor mbi artin, etnografinë dhe arkitekturën
në Shqipërinë e jugut
(Në oborrin e shtëpisë së vjetër të Zekatëve)
20:00 TRAKU dokumentar
Shfaqje dokumentari nga Marin Mema
(Në oborrin e shtëpisë së vjetër të Zekatëve)
21:00 TRAKU muzikor – Blla Blla Blla
Retrovizorja & Elina Duni
Koncert live me grupet Blla Blla Blla, Retrovizorja & Elina Duni
(Në Kalanë e Gjirokastrës)
23:59 TRAKU Dj Set deri në agim
Tatu & Minimim back to back
(Në Kalanë e Gjirokastrës)