Tjetër shpërthim me tritol në Lazarat. Kush qëndron pas atentateve?

DSC_0833Rreth orës 21:25, datë 22.03.2015 në hyrje  të fshatit Lazarat, mbi vendin e quajtur Pularia ,  tek dera e lokalit  të shtetasit A.T, është hedhur nga jashtë portës në oborr, para derës së lokalit një sasi lëndë plasëse  eksplozive  me fitil të ndezur.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë thyer xhamat e lokalit, si dhe dëme të tjera materiale. Nga shpërthimi nuk ka  asnjë të lënduar .

Në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë  dhe grupi hetimor ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes,  identifikimin e kapjen e autorit.

DSC_0834