Horoskopi, 01 gusht 2014
Është Merkuri në një pozicion shumë të favorshëm në shenjën tuaj, prandaj dita e sotme pritet të jetë mjaft e ngarkuar dhe intensitetit i punës mjaft i lartë. Interesan edhe erosi.
Demi
Edhe për ju sot dita do të jetë në përgjithësi e mirë, pasi janë një seri yjesh në shenjë që ju mbështetin. Duhet të tregoheni më të vendosur e jo oportunistë në çdo rast.
Binjakët
Pritet një ditë në të cilën do të jeni të dhënë kryesisht pas punës dhe do të bëni mirë, pasi sot keni Hënën dhe Marsin në një orbitë jo shumë të favorshme. Është më mirë të jeni të rezervuar.
Gaforrja
Megjithëse pozicioni i Merkurit që dominon edhe shenjën tuaj nuk është edhe aq i favorshëm, kjo nuk do të pengojë aspak që dita të jetë përgjithësisht pozitive. Mirë edhe erosi.
Luani
Edhe pse ndjeheni disi të lodhur dhe e ndjeni gjithashtu se keni nevojë të pushoni e të rimerrni veten, situata është e tillë që duhet të duroni edhe pak. Mirë shëndeti.
Virgjëresha
Marsi dhe Afërdita sot janë pikërisht “atje ku duhet” për ju, por qiellin tuaj duket se do ta ndriçojë më shumë Merkuri. Pak problematike raportet ndërpersonale. Jeni në kërkim të njohjeve të reja.
Peshorja
Kalimi i Merkurit në pozicionin e ri duket se do t’ju zërë disi në befasi dhe mund të bëjë që të ndryshoni planet tuaja për ditën e sotme. Megjithatë do të jetë ditë e favorshme për erosin.
Akrepi
Tani në shenjën tuaj ka hyrë edhe Merkuri pozitiv në shenjë, prandaj mund do ta keni kuadrin yjor plotësisht të favorshëm. Pasioni dhe dashuria kanë mbrojtjen e Hënës dhe Afërditës.
Shigjetari
Kontrasti i Afërditës dhe Marsit në shenjë do të ndërlikojë ditën tuaj, prandaj do t’ju duhet vërtet të djersitni shumë për të arritur pak. Ndonjë problem i vogël me shëndetin është kalimtar.
Bricjapi
Edhe për ju sot është Merkuri ylli dominues në shenjë, prandaj edhe ritmet tuaja sot do të jenë shumë më të larta se zakonisht. Nuk përjashtohet të merrni një lajm të gëzueshëm.
Ujori
Do të jetë një ditë disi e vështirë, pasi dyshja Mars-Afërditë çdo të bëjë gjithçka për t’ju humbur përqendrimin. Megjithatë me Hënën në shenjë mund të rifitoni ekulibret.
Peshqit
Kuadri yjor sot do të jetë mëse i favorshëm, me treshen Merkur-Afërditë dhe mars në një harmoni të pazakontë. Mundohuni të qëndroni sa më larg një debati që nuk ju takon fare.