Shqipëria këndon në natën e parë të “Eurovisionit”
Është publikuar lista zyrtare e renditjes të këngëve pjesëmarrëse në gjysmëfinalet e “Eurovisionit”.
16 akte do të jenë pjesë e gjysmëfinales së parë më 19 maj, ndërsa 17 tjera në të dytën dy ditë më vonë.
Shqipëria, që sivjet përfaqësohet nga Elhaida Dani, do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e parë dhe do të këndojë e 14-ta në radhë.
Finalja do të zhvillohet më 23 maj.
Elhaida Dani do të këndojë këngën “I’m Alive” të krijuar nga dyshja e njohur nga Kosova, Zzapp & Chriss.
Kjo është lista zyrtare e gjysmëfinales së parë:
1. Moldavia
2. Armenia
3. Belgjika
4. Holanda
5. Finlanda
6. Greqia
7. Estonia
8. Maqedonia
9. Serbia
10 Hungaria
11. Bjellorusia
12. Rusia
13. Danimarka
14. Shqipëria
15. Romania
16. Gjeorgjia
Lista e gjysmëfinales së dytë
1. Lituania
2. Irlanda
3. San Marino
4. Mali i Zi
5. Malta
6. Norvegjia
7. Portugalia
8. Çekia
9. Izrael
10. Letonia
11. Azerbajxhan
12. Islanda
13. Suedia
14. Zvicra
15. Qipro
16. Sllovenia
17. Polonia