Universitetet, 12 mije kuota me pak se vjet. Ja shperndarja per cdo dege
Reduktohen me 12 mijë, kuotat e pranimit në universitetet publike në krahasim me vitin e shkuar. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka propozuar rreth 19 mijë kuota për vitin e ri akademik 2014-2015, ndërsa vjet ishin 31 mijë kuota. Reduktim të kuotave, veç universiteteve rajonale janë kërkuar edhe për Universitetin Politeknik dhe atë Bujqësor, për të cilat MAS ka propozuar përgjysmim të kuotave të pranimit. Bashkëngjitur shkrimit, të interesuarit mund të gjejnë shpërndarjen e kuotave sipas propozimeve të MAS, për çdo program studimi. Veç kuotave, MAS ka propozuar edhe tarifat e shkollimit që do të duhet të paguajnë studentët për vitin e ri akademik. Tarifat janë shtrenjtuar. Për disa degë rritja është 10 mijë lekë të reja: nga 15 mijë lekë, studentët këtë vit pritet të paguajnë 25 mijë lekë, ndërsa për degët e tjera janë rritur me nga 5 mijë lekë.KuotatMinistria e Arsimit dhe Sportit i ka dërguar për miratim Këshillit të Ministrave 19.166 kuota pranimi për vitin e ri akademik 2014-2015. Për Universitetin e Tiranës, Ministria e Arsimit ka propozuar rreth 5000 kuota, pra 1 mijë kuota më pak se vjet. Ulje më të madhe të kuotave ka Fakulteti i Ekonomisë, ndërsa për Drejtësinë, MAS ka lënë të paprekur kërkesën e fakultetit, pra 600 kuota. Po ashtu, të njëjtat kuota me vjet janë propozuar edhe për Gjuhët e Huaja, Fakultetin e Filologjisë dhe Fakultetin e Shkencave Sociale. Ndërsa për Universitetin Bujqësor janë propozuar 1045 kuota, pra i bie që i janë ulur gati 1300 kuota në krahasim me vitin e shkuar akademik. Po ashtu, edhe Universiteti Politeknik i Tiranës këtë vit pritet të ketë 1387 kuota, pra rreth 900 mijë kuota më pak se vitin e shkuar. Inxhinieria e Ndërtimit, nga 170 kuota që kishte vjet, është propozuar nga MAS që të ketë vetëm 100 kuota, ndërsa Arkitektura 135, Urbanist 85. Pra reduktim të kuotave ka vetëm Arkitektura, me 10 kuota. Ndërsa degët e tjera kanë ulje të konsiderueshme, gati përgjysmim.Reduktim të kuotave do të ketë edhe Universiteti i Mjekësisë në krahasim me vitin e shkuar akademik, pasi nga 1600 që iu miratuan vjet, këtë vit MAS ka propozuar 1020 kuota të reja, pra 580 kuota më pak se vitin e shkuar. Reduktim më të madh në këtë universitet pritet të ketë Stomatologjia, për të cilën janë propozuar 60 kuota, dhe për Farmacinë 90 kuota. Ndërsa Mjekësia e Përgjithshme dhe Infermieria do të kenë nga 300 kuota secila. Veç këtyre universiteteve, që janë edhe më të kërkuarat nga maturantët, ulje të kuotave të pranimit është propozuar edhe për universitetet e rretheve, për të cilat në total ka një ulje prej 8 mijë kuotash.TarifatTarifat e shkollimit, sipas MAS, kanë rritje të moderuar, por në krahasim me kërkesat e universiteteve ato nuk janë të larta. Rritja e tarifave do të ketë një efekt financiar prej rreth 512 milionë lekësh për universitetet, çka krahasuar me vitin e kaluar akademik, parashikon një rritje prej 75.2 milionë lekësh më shumë. Për disa degë që më parë kanë pasur tarifë shkollimi 15 mijë lekë, tashmë do të bëhet 25 mijë lekë. Për degët e tjera rritja është më e vogël, me nga 5 mijë lekë. Pagesa minimale për studentët është 20 mijë lekë, ndërsa ajo maksimale do të jetë 45 mijë lekë, dhe kjo pagesë do të aplikohet për ata studentë që kur të nisin punë do të kenë pagesa më të larta, si: Mjekësi, Stomatologji, Farmaci, Inxhinieri, Punë Sociale, Psikologji etj.ID. emri i prog. Kuota TarifaUniversiteti i Tiranës001 Histori 120 30,000002 Gjeografi 120 30,000003 Gjuhë – Letërsi 120 30,000004 Gazetari 85 30,000005 Arkeologji 40 30,000006 Biologji 120 25,000007 BioTekn. 90 25,000008 Matematikë 80 25,000009 Fizikë 100 25,000010 Informatikë 300 25,000011 Kimi 80 25,000012 Kimi dhe Tekn. Ushq. 90 25,000013 Kimi Indust. dhe Mjed. 90 25,000014 Inxh. Mat dhe Inform. 120 25,000015 Tekn. Inform. e Kom. 200 25,000016 Gjuhë Angleze 200 25,000017 Gjuhë Frënge 120 25,000018 Gjuhë Gjermane 125 25,000019 Gjuhë Italiane 125 25,000020 Gjuhë Greke 60 25,000021 Gjuhë Turke 60 25,000022 Gjuhë Ruse 60 25,000023 Gj. Spanj. me profil Gjuhë – letërsi dhe qytetërim hispanik 70 25,000024 Psikologji 100 40,000025 Punë Sociale 100 40,000026 Filozofi 80 40,000027 Sociologji 80 40,000028 Shkenca Politike 80 40,000029 Adm. dhe Polit. Soc. 100 40,000030 Administrim – Biznes 400 35,000031 Ekonomiks 70 35,000032 Financë 400 35,000033 Informatikë Eko. 200 35,000034 Drejtësi 600 40,000Universitetii Mjekësisë, Tiranë035 Mjekësi e Përgj. 300 45,000036 Farmaci 90 45,000037 Stomatologji 60 45,000038 Shëndet Publik 20 40,000039 Infermieri e Përgj. 300 40,000040 Mami 80 35,000041 Tek. i Lartë Labor. 60 35,000042 Fizioterapi 60 35,000043 Logopedi 40 35,000044 Imazheri 70 35,000Universiteti Bujqësor i Tiranës045 Menaxh. Agrobiznesi 103 35,000046 Eko. e Pol. Agrare 73 30,000047 Financë – Kontab. 102 30,000048 Menaxh. i Turiz. Rural 70 25,000049 Informatikë Biznesi 60 25,000050 Ekonomiks i Aplikuar 60 25,000051 Mbrojtje Bimësh 72 25,000052 Hortikulturë 55 25,000053 Prodhim Bimor 65 25,000054 Zootekni e Biz. Blegt. 75 25,000055 Akuakulture dhe Menaxhim Peshkimi 56 25,000056 Agromj. dhe Ekol. 110 25,000057 Inxh. Agr. – Agromek. 69 25,000058 Tekn. Agroushqimore 80 25,000059 Vreshtari – Enologji 60 25,000060 Mbarështim Pyjesh 65 30,000061 Përpunim Druri 65 30,000062 Mjekësi Veterinare 111 40,000Universiteti Politeknik i Tiranës063 Inxh. Ndërtimi 105 35,000064 Inxh. Hidroteknike 90 25,000065 Inxh. Mjedisi 52 25,000066 Arkitekturë (Arkitekt) 135 40,000067 Arkitekturë(Urbanist) 85 40,000068 Inxh. Gjeodet 50 25,000069 Inxh. Elektrike(Automatizim i Indust.) 60 25,000070 Inxh. Elektr. (Energj.) 60 25,000071 Inxh. Mekatronike 60 25,000072 Inxh. Fizike 60 25,000073 Inxh. Mat 60 25,000074 Inxh. Mekanike 143 25,000075 Inxh. Tekstile dhe Modë 60 25,000076 Inxh. Materiale 56 25,000077 Inxh. Ekonomike 85 25,000078 Inxh. Gjeologjike 72 25,000079 Inxh. Gjeoburimesh 90 25,000080 Inxh. Gjeoinformatikë 72 25,000081 Inxh. Gjeomjedis 72 25,000082 Inxh. Elektronike 55 30,000083 Inxh. Informatike 55 30,000084 Inxh. Telekomunik. 55 30,000Universiteti”Fan S. Noli” Korçë085 Gjuhë – Letërsi 45 20,000086 Gjuhë Angleze 40 20,000087 Mësuesi për Ars. Fillor 50 20,000088 Mës. për Ars. Parashk. 30 20,000089 Histori – Gjeografi 60 20,000090 Filozofi – Sociologji 50 20,000091 Matematikë – Fizikë 20 20,000092 Matematikë – Inform. 28 20,000093 Biologji – Kimi 50 20,000094 Tekn. Inform. 65 20,000095 Inferm. e Përgj. 100 20,000096 Mami (Infermier) 50 20,000097 Admin. e Pol. Sociale 75 20,000098 Financë – Kontabilitet 100 20,000099 Menaxhim 77 20,000100 Adm. Bizn. në Marketing 24 20,000101 Adm. Biznesi në Turizëm 50 20,000102 Agroushqim 24 20,000103 Agrobiznes 20 20,000Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan104 Gjuhë – Letërsi 98 25,000105 Histori – Gjeografi 78 25,000106 Gjeogr. dhe Gj. Italiane 46 25,000107 Gjuhë Angleze 93 25,000108 Gjuhë Frënge 20 25,000109 Gjuhë Italiane 44 25,000110 Gazetari 54 25,000111 Gazetari – Anglisht 54 25,000112 Biologji – Kimi 90 25,000113 Matematikë – Fizikë 64 25,000114 Tekn.të e Inform.t 80 25,000115 Tekn. Laboratori (2 vjeçar) 40 25,000116 Fizikë Kompjuterike 52 25,000117 Matematikë Informatike 27 25,000118 Infermieri e Përgjithshme 120 25,000119 Infermieri – Mami 70 25,000120 Fizioterapi 70 25,000121 Logopedi 40 25,000122 Imazheri 60 25,000123 Tekn. Laboratori 40 25,000124 Mësuesi për Arsimin Fillor 110 25,000125 Mës. për Ars. Parashk. 80 25,000126 Edukim Qytetar 70 25,000127 Punonjës Social 70 25,000128 Filozofi – Sociologji 70 25,000129 Psikologji 70 25,000130 Edukim Fizik dhe Sporte 45 25,000131 Administrim – Biznes 120 25,000132 Financë – Kontabilitet 120 25,000133 Ekonomia dhe e Drejta 120 25,000134 Informatikë Ekonomike 120 25,000135 Ekonomi Turizmi 60 25,000136 Administrim Biznesi dhe Inxh. 60 25,000137 Shkenca Juridike në Biznes 60 25,000138 Shk. Jur. në Sekt.Pub. 60 25,000Universiteti “EqremÇabej” Gjirokastër139 Biologji – Kimi 23 20,000140 Matematikë-Informatikë 10 20,000141 Tekn. Inform. 20 20,000142 Infermieri e përgjithshme 70 20,000143 Infermieri Mami 15 20,000144 Histori – Gjeografi 42 20,000145 Gjuhë – Letërsi Shqipe 15 20,000146 Gjuhë Letërsi Angleze 15 20,000147 Gjuhë Let.i dhe Qyt. Grek 15 20,000148 Mësuesi për Arsimin Fillor 21 20,000149 Mës. për Ars. Parashk. 21 20,000150 Kontabilitet – Financë 70 20,000151 Administrim – Publik 20 20,000Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër152 Gjuhë – Letërsi 113 25,000153 Gazetari dhe Komunikim 53 20,000154 Histori 113 20,000155 Gjeografi 93 20,000156 Matematikë 60 20,000157 Fizikë 30 20,000158 Informatikë 90 20,000159 Biologji – Kimi 70 20,000160 Infermieri e Përgjithshme 80 20,000161 Infermieri (Mami) 80 20,000162 Infermieri (Fizioterapi) 30 20,000163 Mësuesi për Arsimin Fillor 70 20,000164 Mës. për Ars. Parashk. 60 20,000165 Psikologji 60 25,000166 Punë Sociale 60 25,000167 Ed. Fizik dhe Sporte 65 20,000168 Financë – Kontabilitet 105 20,000169 Administrim – Biznes 105 20,000170 Turizëm 80 20,000171 Gjuhë Angleze 70 20,000172 Gjuhë Italiane 42 20,000173 Gjuhë Gjermane 20 20,000174 Gjuhë Frënge 24 20,000175 Drejtësi 200 25,000Universiteti “IsmailQemali” Vlorë176 Matematikë 20 20,000177 Shkenca Kompjuterike 46 20,000178 Tekn. Inform. 60 20,000179 Informatikë 80 20,000180 Inxh. Navale 42 20,000181 Inxh. Mekanike 70 20,000182 Navig. dhe Peshk. Detar 35 20,000183 Biologji 70 20,000184 Inxh. Elektrike 20 20,000185 Administrim Biznesi 120 20,000186 Menaxhim Turizmi 107 20,000187 Ekonomiks 103 20,000188 Financë 192 20,000189 Kontabilitet 43 20,000190 Marketing 60 20,000191 Mës. për Arsimin Fillor 78 20,000192 Mës. për Ars. Parashk. 59 20,000193 Gjuhë Shq. dhe Letërsi 95 20,000194 Gjuhë Angleze 93 20,000195 Gjuhë Italiane 46 20,000196 Histori – Gjeografi 66 20,000197 Drejtësi 140 20,000198 Infer. e Përgjithshme 150 20,000199 Infermier Mami 50 20,000Universiteti “AleksandërMoisiu” Durrës200 Administrim Biznesi 50 25,000201 Menaxhim – Marketing 50 25,000202 Shkenca Ekonomike 50 25,000203 Financë -Kontabilitet 50 25,000204 Bankë Financë 50 25,000205 Menaxh. Hotel Rest. 50 25,000206 Men. Turizëm Kulturor 50 25,000207 Men. Turizëm Arkeol. 50 25,000208 Drejtësi 78 25,000209 Shkenca Politike 44 25,000210 Administrim Publik 44 25,000211 Politikë Ekonomike 44 25,000212 Marrëdh. me Publikun 44 25,000213 Histori 44 25,000214 Inf. e Përgjithshme 47 25,000215 Mami 28 25,000216 Fizioterapi 38 25,000217 Navig. dhe Peshk. Detar 35 25,000218 Te.ë Elektr. (2- vjeçar) 38 25,000219 Hidrotek. Ujësj. Kanal. (2- vj.) 38 25,000220 As. Stomatol. (2- vjeçar) 27 25,000221 Men.Nd.(2- vjeçar) 38 25,000222 Men. Transp.(2- vjeçar) 38 25,000223 Asis. Ligjore (2- vjeçar) 30 25,000224 Asis. Admin. (2- vjeçar) 30 25,000225 Tekn. Automob. (2- vjeçar) 38 25,000226 Tek. e Rrj. Komp. (2- vjeçar) 38 25,000227 Inf. Praktike (2- vjeçar) 28 25,000228 Gjuhë Angleze 50 25,000229 Mës. për Arsimin Fillor 50 25,000230 Mës.për Ars.n Parashk. 50 25,000231 Ekspert Proc.Formimi 50 25,000232 Psikologji-Sociologji 50 25,000233 Gjuhë Letërsi – Anglisht 50 25,000234 Gjermanisht-Anglisht 50 25,000235 Shkenca Kompjuterike 50 25,000236 Sistemet e Inform.t 50 25,000237 Tekn. Inform. 50 25,000238 Matem. – Informatikë 50 25,000239 Informatikë – Anglisht 50 25,000240 Multim. dhe Tel. Dixhital 30 25,000241 Men. i Bank. (Programnë Gjuhë Angleze) 18 25,000242 Menaxhim i Ndërmarrjevetë Vogla dhe të Mesme (Programnë Gjuhë Angleze) 10 25,000Universiteti i Arteve, Tiranë243 Regji Filmi dhe Televizioni 8 40,000244 Aktrim 10 40,000245 Regji 8 40,000246 Skenografi – Kostumografi 10 40,000247 Koreografi 10 40,000248 Pikturë 65 40,000249 Skulpturë 10 40,000250 Muzikologji 3 40,000251 Kompozim 4 40,000252 Dirizhim 2 40,000253 Piano 8 40,000254 Violinë 8 40,000255 Violonçel 4 40,000256 Violë 4 40,000257 Kitarë 5 40,000258 Kontrabas 2 40,000259 Flaut 3 40,000260 Oboe 2 40,000261 Klarinetë 3 40,000262 Fagot 2 40,000263 Korno 3 40,000264 Trombë 3 40,000265 Trombonë 3 40,000266 Bastub 1 40,000267 Kanto 8 40,000268 Pedagogji Muzikore 7 40,000269 Fizarmonikë Klasike 2 40,000Universiteti iSporteve të Tiranës270 Shkencat e Lëvizjes 100 35,000271 Fushat e Veprimtarisë Fizike, tëShëndetit dhe të Rekreacionit 100 35,000/ GSH