A kanë prapavijë fetare sulmet në Lazarat? Të akuzuarit për sulme, me flamuj dhe simbole të ISIS [FOTO]
Policia ka shpallur dje në kërkim 5 persona, të cilët dyshohen për sulmet e fundit në Lazarat, por edhe për ngjarje të tjerë të mëparshme kriminale.
Të gjithë të dyshuarit janë të rinj, të lindur pas ’90-s, ndërsa sipas një vëzhgimi të bëra nga gazeta Dita, ata duket se janë edhe fansa të ISIS.
Për këtë mjafton të shohësh profilet e tyre në Facebook, ku shfaqin flamuj dhe simbole të ISIS.
Për këtë arsye, nuk dihet nëse veprat e tyre kanë lidhje me aksionet e policisë në Lazarat, apo kanë prapavijë fetare.
Personat e shpallur në kërkim:
1- Arbion Adil Aliko, i datëlindjes 28.12.1995, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, me precedent kriminal i shpallur në kërkim që prej datës 22.06.2014
2 – Alban Adil Aliko, i datëlindjes 25.11.1997, lindur dhe banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, me precedent kriminal i shpallur në kërkim që prej datës 21.08.2014
3 – Viktor Xhemil Aliko, i datëlindjes 14.09.1990, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, me precedent kriminal i shpallur në kerkim që prej datës 13.11.2014
4 – Thimjo Irakli Ceka, i datëlindjes 30.07.1995, lindur në Përmet dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më pare, i shpallur në kërkim më datë 20.03.2015
5 – Bervin Kastriot Basho, i datëlindjes 24.12.1993, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, me precedent kriminal i cili rezulton person i shpallur në kërkim prej datës 17.03.2015