Horoskopi ditor, 26 mars 2015
Një ditë e mirë, më gjithë kontrastin në shenj të Merkurit me Afërditën dhe hënën, nuk duhet komprometuar me veprime të pamenduara mirë. Mund të keni një surprizë të bukur.
Demi
Në sajë të një hëne në një orbitë shumë të favorshme pritet që dita e sotme të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm dhe mjaft interesante në dashuri. Mirë shëndeti.
Binjakët
Me Merkurin pozitiv në shenjë dhe me një “qiell” të dominuar nga yje të mirë me siguri që dita e sotme do të jetë nga më të favorshmet. Hëna stimulon surprizat dhe ndoshta ndonjë njohje të re.
Gaforrja
Marsi dhe Saturni sot “luajnë” si kundërshtarët tuaj, prandaj pritet një ditë disi problematike ku nuk do të mungojnë tensionet. Kujdes në raportet me të tjerët dhe ën ato me partnerin.
Luani
Sot duhet të përgatiteni për ta “nxjerrë vetë gomarin nga balta” pasi yjet me ju do tregohen shumë “koprace” në të gjitha drejtimet. Do t’ia dilni mbanë me siguri, pasi jeni shumë këmbëngulës.
Virgjëresha
Edhe pse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv, sidomos pas hyrjes së Merkurit një orbitë mjaft të favorshme në shenjë, është mirë që të tregoheni të kujdesshëm në hapat që hidhni.
Peshorja
Janë yje shumë të ndritshëm sot ato që ju ndriçojnë rrugën e, për rrjedhojë sot do t’jua bëjnë gjithçka më të lehtë. Kujdes, mos jepni mendime e gjykime nëse askush nuk jua kërkon.
Akrepi
Veprimi i Marsit në shenjë jo vetëm që bëhet edhe më evident, por “përplasja” e tij me Saturnin në një orbitë jo të favorshme për ju mund ketë reflekse negative. Shumë pozitiv do të jetë erosi.
Shigjetari
Nëse keni në kokë ide apo projekte të reja është momenti më i përshtatshëm për t’i shpalosur, pasi edhe yjet sot janë të gjithë me ju. Kujdes, ruhuni nga “miqtë” armiq, sepse ju kanë zili.
Bricjapi
Me Marsin, Saturnin dhe Merkurin që ndodhen në një linjë mjaft pozitive për ju, nuk ka sesi të mos ju ecë mirë sot, sidomos fusha sentimentale që është në “pole position’. Mirë dhe sektori i parave.
Ujori
Edhe qielli juaj është i mirë, ndonëse të lindurit e dhjetëditëshit të parë e kanë hënën plotësisht kundër, prandaj janë edhe të irritueshëm. Mos u mendoni dy herë të bëni një investim.
Peshqit
Është Merkuri dhe Marsi që sot do t’ju mbështesin fuqishëm duke ju ruajtur edhe nga ndikimi negativ i dyshes Saturn-Pluton. Një situatë e ndërlikuar zgjidhet me impenjim, jo duke iu shmangur.