Rrepet e Libohovës/ Në fillim degët, tani priten trungjet (Foto)
Sheshi pë rballë sarajeve të Mufid Libohovës është i rrethuar me shirit, jo policor, por që tregon se po kryehen punime. Ka nisur prerja edhe e një trungu tjetër të thatë, të mbetur në shesh, pas prerjes së rrepeve rreth një vit më parë .
Punimet vijnë në prag të festës tradicionale dhe ndoshta është menduar për zgjerim hapësire, ndërkohë që prej trungut të moçëm sigurohet edhe një pjesë e mirë e druve të zjarrit për kopshtin apo shkollën. Për trungjet e thatë, fillimisht në rrjetet sociale, u hodhën edhe ide për krijimin e skulpturave në dru, njësoj siç u veprua në fshatin Zhulat me bustin e Idriz Zhulit.
Por kjo ide nuk u vijua më tej. Pranë trungjeve të thatë , u mbollën fidanë të rinj, të cilët janë zënë dhe po hedhin shtat dita-ditës.