Akordohet fondi, 50 milionë lekë për ndërtimin e Teqesë së Shtufit në Gjirokastër
Në mbledhjen e qeverisë u vendos për përcaktimin e masës së financimit nga buxheti i vitit 2015 për bashkësitë fetare tradicionale që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave.
Sipas këtij vendimi masa e financimit nga buxheti i vitit 2015, prej 109 000 000 (njëqind e nëntë milionë) lekësh, i miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, do të shkojë 31 416 000 (tridhjetë e një milionë e katërqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) lekë për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, 25 872 000 lekë për Kishën Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe 25 872 000 lekë për Kishën Katolike.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 740 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e dyzet mijë) lekë. Nga ky fond për bektashinjtë, 5 milionë lekë të reja do të shkojnë për ndërtimin e Teqesë së Shtufit në Gjirokastër.